back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 27 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaQeveria aprovon projeketet kapitale/ Premton t’i bëjë me stadiume një pjesë të...

Qeveria aprovon projeketet kapitale/ Premton t’i bëjë me stadiume një pjesë të qyteteve

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën janë aprovuar projekte kapitale shumëvjeçare.

Në një njoftim të dërguar për media thuhet se kjo është mbledha e 229-të me radhë.

Projektet kapitale të aprovuara janë si në vijim.

Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Pejë;

Renovimi i Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren;

Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Ferizaj;

Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Vushtrri;

Renovimi i Galerisë Kombëtare.

Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë  të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit”.

Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë  të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës”.

Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika. /Klankosova.tv

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat