back to top
21.9 C
Tirana
E enjte, 25 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitikaVideo-“Nuk i ke larë hesapet me studentët”/ Qytetarët marshojnë me mesazhe ironike...

Video-“Nuk i ke larë hesapet me studentët”/ Qytetarët marshojnë me mesazhe ironike ndaj qeverisë

Ka nisur këtë të hënë protesta e nëntë e qytetarëve në kryeqytet, e cila kundërshton projektin e parashikuar në zonën e Zvërnecit, ndërsa protestuesit vijojnë të kërkojnë edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ashtu si në ditët e mëparshme, marshimi i protestuesve nisi nga sheshi “Skënderbej” dhe u drejtua drejt Kryeministrisë, ku pritet të mbahen edhe fjalime nga përfaqësues të lëvizjes qytetare dhe pjesëmarrës të tjerë në tubim.

Protesta është shoqëruar sërish me pankarta dhe mesazhe të ndryshme të qytetarëve, disa prej të cilave të frymëzuara nga meme dhe mesazhe ironike ndaj qeverisë. Megjithatë, një nga banderolat ka tërhequr më shumë vëmendje gjatë marshimit, me mbishkrimin “Nuk i ke larë hesapet me studentët”.

Tubimi vjen në vijim të një serie protestash që kanë nisur prej ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera, ku qytetarë dhe aktivistë kundërshtojnë projektin në Zvërnec, duke e lidhur atë me çështje të transparencës, mjedisit dhe vendimmarrjes publike.

Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa autoritetet policore kanë qenë të pranishme për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit dhe qarkullimin normal në zonat përreth marshimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat