Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar zyrtarisht Eric Wendt si ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri.
Gjatë seancës plenare, kandidatura e Wendt u miratua me 51 vota pro dhe 47 kundër, duke marrë kështu dritën jeshile për emërimin e tij në krye të misionit diplomatik amerikan në Tiranë.
Votimi në Senat erdhi pas miratimit paraprak nga komisioni përkatës senatorial, duke përmbyllur procesin e emërimit të tij.
Me konfirmimin e Senatit, Eric Wendt pritet të marrë detyrën në Tiranë në ditët në vijim. Ai vjen në Shqipëri pas një karriere të gjatë në forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe me një përvojë të gjerë në fushën e sigurisë dhe diplomacisë.
Emërimi i tij shënon një etapë të re në përfaqësimin diplomatik amerikan në Shqipëri dhe në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.



