back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 22 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaShembet mbikalimi i Rinasit/ Qeveria plan për rikonfigurim të aksit Tiranë-Durrës

Shembet mbikalimi i Rinasit/ Qeveria plan për rikonfigurim të aksit Tiranë-Durrës

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka deklaruar se për të lehtësuar trafikun në aksin Rruga Tiranë-Durrës do të shembet mbikalimi i Rinasit dhe në vend të tij do të ndërtohet një mbikalim i ri me katër korsi.

Gjatë një deklarate publike, ministri Karakaçi bëri të ditur se tashmë janë hapur korsitë në drejtim të Rinasit dhe Tiranës në segmentin e parë prej 6 kilometrash, ndërsa puna po vijon edhe në pjesën pas mbikalimit të Rinasit.

Sipas tij, problematika kryesore e trafikut mbetet te mbikalimi aktual i Rinasit, ku krijohen ngarkesa të mëdha të qarkullimit.

“Pjesë e kontratës është shembja e mbikalimit të Rinasit, krijimi i një mbikalimi të ri me 4 korsi dhe vazhdimi me 2 km të tjerë i korsive shtesë që janë duke u punuar. Kjo do t’i japë një shfryrje më të madhe trafikut në rrugën Tiranë-Durrës”, deklaroi ministri.

Karakaçi shtoi se ndërhyrjet synojnë të përmirësojnë ndjeshëm qarkullimin në një nga akset rrugore më të ngarkuara në vend.

I pyetur nëse rruga Tiranë-Durrës do të vijojë të jetë pa pagesë, ministri u përgjigj se “për momentin, patjetër do të vazhdojë të jetë pa pagesë”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat