KreuDrejtësiaBraho zbulon detajet për Ermal Beqirin/ A e dinte SPAK vendndodhjen e...

Braho zbulon detajet për Ermal Beqirin/ A e dinte SPAK vendndodhjen e tij?

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, ka deklaruar se SPAK kishte dijeni prej javësh për vendndodhjen e Ermal Beqirit, i cili u shpall në kërkim ndërkombëtar, ndërsa sqaroi se veprimet procedurale janë kryer në bashkëpunim me autoritetet franceze.

Gjatë konferencës së parë me gazetarët, ku prezantoi bilancin e punës së SPAK për periudhën 1 janar – 15 korrik 2026, Braho tha se shpallja në kërkim ndërkombëtar e Beqirit nuk ishte një veprim i menjëhershëm apo i rastësishëm, por pjesë e një procesi të koordinuar hetimor.

Sipas tij, grupi hetimor ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet franceze dhe vendndodhja e personit të kërkuar ishte identifikuar më herët.

“Nëse personi i kërkuar nuk gjendet më në Shqipëri, procedura parashikon shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar. Grupi hetimor ka qenë në kontakt me autoritetet franceze. Ai ka qenë i lokalizuar prej javësh. Prokuroria e ka ditur se ku ndodhej dhe ka dërguar letërporosi te autoritetet e Francës. Është një proces që vijon dhe në ditët në vijim do të ketë një njoftim zyrtar”, deklaroi Braho.

Kreu i SPAK bëri të ditur gjithashtu se institucioni që ai drejton ka kërkuar sekuestrimin e të gjitha pasurive që rezultojnë në pronësi të Ermal Beqirit.

“Bëhet fjalë jo vetëm për avionë, por edhe për pasuri të tjera që posedon personi në fjalë”, u shpreh Braho, duke mos dhënë detaje të tjera për shkak se hetimet janë ende në vijim.

Sipas autoriteteve shqiptare, arrestimi i Beqirit u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Lion, në kuadër të procedurave të bashkëpunimit ndërkombëtar.

SPAK vijon hetimet për çështjen, ndërsa priten zhvillime të tjera pas përfundimit të procedurave me autoritetet franceze.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat