back to top
1.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuKulturaTetori i letërsisë në Gjirokastër, aktivitete për të larguar fëmijët nga teknologjia

Tetori i letërsisë në Gjirokastër, aktivitete për të larguar fëmijët nga teknologjia

Përgjatë muajit tetor që njihet edhe si muaji i letërsisë dhe i arteve në Gjirokastër janë zhvilluar aktivitete për promovimin e librit dhe letërsisë. Në bibliotekën e qytetit por edhe në shkolla janë organizuar promovime librash, çelje ekspozitash me botime të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

“Janë organizuar shumë aktivitete dhe ka nisur që në fillim të muajit me një ekspozitë me veprat e shkrimtarëve më të shquar shqiptarë dhe kjo ekspozitë ka qenë e hapur gjatë gjithë muajit, gjithashtu janë bërë edhe ekspozita të tjera ku janë kujtuar dhe nderuar shkrimtarët që kanë lindur gjatë këtij muaji siç është Dritëro Agolli, Migjeni, Naim Frashëri ka vdekur në këtë muaj dhe kemi ekspozitë të hapur me këtë rast gjithashtu dhe Fishta”, Alban Matushi, përgjegjës i bibliotekës.

Mes të tjerash këto organizime synojnë njohjen e fëmijëve dhe të rinjve me dobishmërinë e librave dhe largimin e tyre nga keqpërdorimi i teknologjisë.

“Këtë muaj ka patur një interes shumë të madh sidomos për nxënësit e shkollave 9-vjeçare po jo vetëm, janë zhvilluar aktivitete edhe me nxënësit e shkollave të mesme por në bashkëpunim edhe me bibliotekën ” Tasim Gjokutaj” të fëmijëve kemi shkuar në kopshtet parashkollor ku kemi patur edhe takime me shkrimtarët për fëmijë”,-tha Alban Matushi, përgjegjës i bibliotekës.

“Kemi patur bashkëpunim edhe me prindërit dhe shumë prindër vijnë e sjellin fëmijët vetë për një qëllim që të kenë mundësi që të largohen sadopak nga teknologjia për shkak sepse ata janë të vetëdijshëm për dëmet që sjell teknologjia, telefonat për fëmijët” ,-shtoi ai.

Përgjatë sezonit kulturor të vjeshtës në Gjirokastër po zhvillohen aktivitete artistikë, shfaqje teatri, etj. A.K./TemA

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat