back to top
31.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaTurizmi dhe reforma kundër informalitetit nxisin rritjen e të ardhurave tatimore

Turizmi dhe reforma kundër informalitetit nxisin rritjen e të ardhurave tatimore

Të ardhurat e mbledhura nga Administrata Tatimore gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025 kanë shënuar një performancë pozitive, duke tejkaluar pritshmëritë dhe duke regjistruar rritje të ndjeshme në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, totali i të ardhurave tatimore ka arritur në 224.1 miliardë lekë, duke kaluar planifikimin me afro 2.7 miliardë lekë (rreth 27 milionë euro). Në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, të ardhurat janë rritur me 23.1 miliardë lekë, ose rreth 231 milionë euro.

Rritja e të ardhurave është nxitur kryesisht nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), që pasqyron konsumin në rritje të popullsisë, ndikim që lidhet edhe me zgjerimin e turizmit gjatë gjithë vitit, veçanërisht në zonat historike dhe malore jashtë sezonit turistik veror.

Tatimi mbi të ardhurat personale gjithashtu ka shënuar rritje, e lidhur me pagat më të larta në administratë dhe sektorin privat, si dhe me efektet pozitive të reformës kundër informalitetit. Një kontribut të rëndësishëm ka dhënë edhe deklarimi dhe pagesa e detyrimit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga të punësuarit në vend.

Të ardhurat nga fondet speciale dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, janë rritur gjithashtu, duke reflektuar efektet e reformave për rritjen dhe deklarimin më të saktë të pagave.

Edhe Tatimi mbi fitimin dhe taksat nacionale kanë regjistruar performancë pozitive, duke kontribuar në përmirësimin e bilancit të buxhetit të shtetit.

Kjo ecuri pozitive tregon për një zhvillim ekonomik në rritje dhe për një sistem tatimor që po funksionon më mirë në mbledhjen e të ardhurave për financimin e shërbimeve publike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat