KreuDrejtësiaNuk ndahet SPAK/ Zbarkon sërish në Bashkinë e Tiranës

Nuk ndahet SPAK/ Zbarkon sërish në Bashkinë e Tiranës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar kontrolle në ambientet e Bashkisë së Tiranës.

Mësohet se hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), me urdhër të SPAK-ut, ndodhen prej disa orësh në godinën e bashkisë, ku po zhvillojnë kontrolle dhe po sekuestrojnë dokumentacion.

Deri në këto momente, nuk është bërë e ditur çështja konkrete që është objekt i veprimeve hetimore, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK.

Ndërkohë, hetuesit e BKH-së vijojnë punën në ambientet e institucionit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat