Flutura Açka
Po aty ndodhi, para syve tuaj. Nuk do të shqetësohesha fare se po më mbronte Kryeministri i vendit, se e ka për detyrë të sigurojë normalitet tē Parlamentit. As të shqetēsohej kryetari i GPS-së, se e kishte për detyrë, ngaqë ishte në pushtet.
Sepse nuk kam komplekse se më mbron kundërshtari politik, kur ai sillet si shtetar. A ishit ju shtetarë?! Në pushtet, por jo shtetarë!
Përkundrazi, garda juaj kujdesej atë ditë për fashistët, që ta bënin sa mirë represdaljen dhe ndëshkimi i rebeles të ishte i plotë!
Nuk ishte problem mes opozitarëve, ishte problemi i një Parlamenti të cofur!
Nuk folët ju, ju heshtët si fije bari!
Apo ashtu ishte një muhabet:
– I kishit dhënë grupin Parlamentar Fotores në mēnyrë antiligjore qysh në shtator 2023.
– Iu kërkuat që të ktheheshin në guerrille piromane sa të kalonit për 5 minuta Buxhetin 2024.
– Nëpër tymra dhe kaos kaluat në 3 minuta ndryshimet e Ligjit për Zgjatjen e afatit të Investimeve Strategjike.
– Duke përndjekur dhe penguar reformatorët opozitarë e mes shashkash, kaluat për 3 minuta Ligjin për Zonat e Mbrojtura.
– Me kaos dhe për mirëkuptim, ngritët Grupin Antiligjor të Bashkëpunimit: as komision, as nëkomision. Grup, me një llaf.
– Me kaos dhe me tym kunata e shoqes me balluke ia dha vulën në gjyqin e vulës sipas skemën suaj, edhe me shkresa me vulën e
Parlamentit, duke shkelur kufijtë e pushteteve kushtetuese.
– Me legjimitetin e Grupin Antiligjor të Bashkëpunimit, votuat bashkē Amnistinë Penale.
– Me legjitimitetin e Grupit Antiligjor të Bashkëpunimit, ngritët bashkë Komisionin AntiSPAK.
– Me legjimitetin e Grupit Antiligjor të Bashkëpunimit votuat Kodin Zgjedhor 2025 që çoi 100 deputetë të pazgjedhur në Parlament.
– Me mirëkuptim abuzuat bashkë me Votën e Diasporës, një nga krimiet më të mëdha dhe pas saj hakeruat postën!
– Me heshtje dhe orët e fundit futët dhe votuar Paketën e Maleve, që do të prodhojë shpejt Kryqëzatën e Maleve.
Atë ditë, më 17 janar 2024,ju të gjithë heshtët. Kür kishit për detyrë të më mbronit. Madje edhe Luli e ktheu në çështje gjinore, që të mos i mërzitej baba.
Unë atë ditë, pra më 17 janar 2024, thjesht po bêja punën., dhe as e kisha idenë e prapaskenave tuaja. por edhe ju kishit arsye për heshtje, edhe aliazhi foltorist-pseudobashist kishin arsye për fashizëm:
Skema e Sistemit, të cilin shqiptarët do ta kenë shumë, shumë të vështirë ta përmbysin.
Ju nuk jeni hipokritë. Ju punoni kundër shqiptarëve, që demokracia e saj të kontrollohet vetëm prej jush: Sistemit!
P.S. Me kētë nuk po ambistoj veprimin e askujt, por po them se sa hipokritë jeni ju! Sa herë nuk na i keni nisur ligjet dhe vendimet për t’u njoftuar si deputetë, se ju ishte prishur e-mail? Sa herë, dhe sa herēt duhet të ishit ju në SPAK dhe në burg me krimet institucionale që keni bērë në Parlament.