Drejtoresha e “Open Data Albania”, Aranita Brahaj, ka bërë publike një analizë të re mbi kompanitë e lidhura me projektet zhvillimore në zonat e mbrojtura të Nartës, Zvërnecit dhe luginës së lumit Vjosa.
Sipas të dhënave të publikuara nga Open Corporates Albania (OCA), janë identifikuar një sërë kompanish dhe strukturash biznesi të lidhura me projekte dhe leje zhvillimi në këto zona, të cilat konsiderohen me ndjeshmëri të lartë mjedisore.
Analiza bazohet në të dhëna nga regjistra të hapur biznesi dhe dokumente të deklaruara publikisht, duke ndjekur zinxhirët e pronësisë së kompanive të regjistruara në Shqipëri dhe më pas duke i lidhur ato me juridiksione të ndryshme ndërkombëtare.
Sipas raportimit, në disa raste pronësia përfundimtare e këtyre kompanive shtrihet në juridiksione si Delaware në SHBA, Katar dhe Luksemburg, ndërsa struktura ndërmjetëse përfshin edhe entitete të regjistruara në Holandë.
Në listën e kompanive të analizuara përfshihen “Zvërnec South Adriatic Development” sh.p.k., “Albania Land Development”, si dhe një sërë subjektesh të lidhura me projektet në Sazan dhe zonën bregdetare të jugut, përfshirë “Sazan Operation”, “Sazan Development Holding LLC”, “Sazan Land Holding”, “Sazan Real Estate Development LLC” dhe “Assets Real Estate Ventures LLC”.
Po ashtu, në analizë përmenden edhe kompani ndërkombëtare si “Power International Holding WLL” dhe “Urbacon Trading and Contracting – Albanian Branch”, të cilat sipas të dhënave të OCA-së janë pjesë e strukturave të lidhura me investimet në këto projekte.
Lista e kompanive
- Zvërnec South Adriatic Development sh.p.k.
- Albania Land Development
- Sazan Operation
- Sazan Development Holding LLC
- Sazan Operations Holding LLC
- Sazan Land Holding
- Sazan Real Estate Development LLC
- Assets Real Estate Ventures LLC
- Assets International LLC
- Assets Real Estate Development WLL
- Power International Holding WLL
- Urbacon Trading and Contracting – Albanian Branch



