KreuTeknologji / ShkencëApple: 68 përqind e iPhone kanë kaluar në iOS 18

Apple: 68 përqind e iPhone kanë kaluar në iOS 18

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Apple postoi së fundi ritmet e adoptimit të iOS 18, shifra të cilat tregojnë një skenar të ngjashëm me adoptimin e iOS 17 një vit më parë.

Kompania tha se iOS 18 është instaluar në 68 përqind të iPhone deri më 21 Janar dhe në 76 përqind të modeleve të katër viteve të fundit.

Një vit më parë, 66 përqind e iPhone ishin në iOS 17 deri në Janar, një diferencë prej vetëm 2 përqind. Shifra tjetër prej 76 përqind adoptim tek modelet iPhone të katër viteve të fundit mbetet e njëjtë.

Nga ana tjetër përdoruesit e iPad nuk kanë ecur me këto ritmet. Apple thotë se vetëm 53 përqind të gjithë iPad-eve që suportojnë iPadOS 18 e kanë instaluar atë, një shifër e njëjtë me një vit më parë.

Dhe 63 përqind e tabletëve të katër viteve të fundit kanë kaluar në iPadOS 18. A ka luajtur ndonjë rol platforma e re AI Apple Intelligence në këtë rritje të vogël të adoptimit?

Cilado qofshin shkaqet, Apple po shtyn përpara adoptimin e Apple Intelligence duke i aktivizuar automatikisht të gjitha funksionet AI duke filluar nga iOS 18.3 /PCWorld Albanian

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat