back to top
12.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniKE-ja përsëriti kërkesën: Anëtarët e rinj të Këshillit të Agjencisë për Media...

KE-ja përsëriti kërkesën: Anëtarët e rinj të Këshillit të Agjencisë për Media të zgjidhen në bazë të meritave

Komisioni Evropian (KE) shpreh shqetësimin për zvarritjen e procesit të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Agjencisë së Mediave. Në një deklaratë për Alsat, Komisioni kujton se përzgjedhja duhet të bëhet në përputhje të plotë me Ligjin për Shërbime Audio dhe Audivizuale.
“Komisioni Evropian ka përsëritur vazhdimisht shqetësimin rreth dështimit të Kuvendit për emërimin e anëtarëve të Këshillit rregullator të mediave, vonesë që daton nga dhjetori i vitit 2018”, thonë nga Komisioni Evropian.

Teksa kandidatët për anëtarë të rinj të Këshillit të Agjencisë së Mediave kaluan filtrin e parë në kuvend dhe pritet votimi i tyre në seancë plenare, Komisioni Evropian bën thirrje që përzgjedhja e tyre të bëhet ekskluzivisht në bazë të kompetencave dhe meritave.

“Ne theksojmë nevojën e përzgjedhjes së anëtarëve përmes një procesi transparent dhe të pavarur, të bazuar në meritat profesionale të kandidatëve. Procesi i tillë është thelbësor për të siguruar besueshmërinë e Agjencisë dhe mbështesë në mënyrë efikase pavarësinë dhe pluralizmin e mediave, në një shtet kandidat në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, theksojnë nga Komisioni Evropian.

Kritika dhe shqetësime për politizimin e Këshillit të Agjencisë së mediave kanë mbërritur edhe nga vetë gazetarët, ekspertët, përfaqësues të tjerë ndërkombëtare por edhe Fronti Evropian, pasi në mesin e kandidatëve ka edhe emra që cilët ose kanë ose kanë pasur aktivitet politik që lidhet me ndonjërën nga partitë politike.
Filtrin e parë në kuvend e kaluan Viktor Pavlovski, Sasho Stefanovski, Petar Gjurovski, Afrona Vërzivoli, Nafije Selmani, Cvetanka Minovska, Gordana Majnova.

Ata u zgjodhën me propozim të VMRO-DPMNE-së, VLEN-it, LSDM-së dhe ZNAM-it dhe secili prej tyre mori numër të njëjtë votash. Fronti e lëshoi sallën pas akuzave për politizim të këtij institucioni.

Emrat më të përfolur ishin Nafije Selmani, e cila ishte këshilltare e Alternativës në komunën e Çairit, kandidate për kryetare të Shkupit nga Lëvizja Besa dhe kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare nën logon e koalicionit VLEN. E diskutueshme është edhe përzgjedhja e Afrona Verzivolit, e cila u emërua dhe më pas u shkarkua nga qeveria aktuale si kryerevizore e fondeve IPA për shkak të mospasjes së certifikatës së punës. Komisioni Antikorrupsion ka hapur lëndë për të vlerësuar mënyrën e përzgjedhjes së tyre. Emrat e përzgjedhur duhet të votohen edhe në seancë plenare me shumicë prej dy të tretave dhe Badenter. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat