back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSamiti i Komunitetit Politik Europian/ Rama ulet në gjunjë dhe pret Melonin

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Rama ulet në gjunjë dhe pret Melonin

Kryeministri Edi Rama është ulur në gjunjë teksa homologia e tij italiane, Giorgia Meloni mbërriti në Sheshin Skënderbej në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Ky moment u shoqërua me batuta nga Giorgia Meloni, e cila u shpreh se: “E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”.

Më pas, dy liderët shkëmbyen një përqafim në tapetin e kuq.

Ndërkohë 47-të liderë të vendeve dhe organizatave evropiane mblidhen këtë të premte për një samit njëditor në kryeqytetin e Shqipërisë, për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, me agresionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në krye të agjendës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat