Agjencia për Media dhe Informim bën me dije se në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin e efektivëve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse, për angazhimin e tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025.
Sipas vendimit, shpërblimi do të jetë në 1 deri në 3 paga mujore, në varësi të kohëzgjatjes së pjesëmarrjes së secilit efektiv në këto operacione. Kjo masë synon të vlerësojë punën dhe përkushtimin e personelit që ka qenë në vijën e parë të përballimit të situatave emergjente dhe ka kontribuar në mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.



