back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaOlta Xhaçka del nga SPAK pas dy orësh/ Ul kokën para mediave

Olta Xhaçka del nga SPAK pas dy orësh/ Ul kokën para mediave

Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, është larguar sot nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pas një qëndrimi prej dy orësh.

Ende nuk dihen detajet e thirrjes së Xhaçkës në SPAK dhe as arsyet specifike për të cilat ajo u ftoi për t’u marrë në pyetje, ndërsa pritet që më shumë informacione të bëhen publike në vijim.

Kjo thirrje e deputetes në SPAK ndodh në një kohë kur institucionet e drejtësisë po hetojnë çështje të ndryshme me interes publik dhe prania e figurave politike në hetime ngre gjithmonë vëmendjen e mediave dhe opinionit publik.

Burimet nga ambientet e SPAK-it bëjnë me dije se procedurat e hetimit janë duke vijuar normalisht, dhe nuk përjashtohet mundësia që Xhaçka të thirret përsëri për sqarime shtesë, nëse prokuroria e konsideron të nevojshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat