back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëTragjedi në Vlorë/ Ndërron jetë një fëmijë 4-vjeçar

Tragjedi në Vlorë/ Ndërron jetë një fëmijë 4-vjeçar

Një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë të premten në Vlorë. Sipas ekzaminimit paraprak, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera në trupin e të miturit.

Familja, që jeton në Palasë, e ka dërguar fillimisht fëmijën me urgjencë në Orikum, ku ambulanca e këtij qyteti e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Megjithatë, ai ka mbërritur pa shenja jete.

Sipas burimeve, fëmija kishte shfaqur prej disa ditësh simptoma si temperaturë, të vjella dhe diarre, ndërsa vijojnë ekzaminimet mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Njoftimi i Policisë

“U referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 06.02.2026, në Spitalin Rajonal Vlorë, është çuar pa shenja jete një fëmijë 4-vjeçar. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Vijojnë ekzaminimet e mëtejshme mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat