Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka kritikuar vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në miratimin e rezolutës që shpall Iranin shtet terrorist. Ai lidh këtë bojkot me, siç e quan, një qasje të gabuar të PD-së ndaj komunitetit ndërkombëtar.
Spaho thekson se rezoluta kishte një vlerë të qartë politike, duke marrë parasysh sulmet kibernetike dhe aktet e tjera armiqësore që Irani ka ndërmarrë ndaj Shqipërisë. Sipas tij, vendimi i PD-së për të mos marrë pjesë në miratim u pasua nga përplasje të opozitës me ambasadorët e BE-së, SHBA-së dhe OSBE-së.
Ai paralajmëron se kjo qasje, e mbështetur tek sulmet ndaj aleatëve ndërkombëtarë, vetëm e zgjat qëndrimin e PD-së në opozitë dhe thekson nevojën për një ndryshim rrënjësor në sjellje, qasje dhe ekipin drejtues të partisë për të rifituar mbështetjen ndërkombëtare.



