back to top
25.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëProtesta e opozitës/ 11 të arrestuar dhe procedim për Klevis Balliun e...

Protesta e opozitës/ 11 të arrestuar dhe procedim për Klevis Balliun e Aulon Kalajën

Policia e Shtetit ka njoftuar se 11 persona janë arrestuar në flagrancë dhe 15 të tjerë janë proceduar penalisht pas incidenteve të dhunshme gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e 17 prillit në Tiranë, të organizuar nga Partia Demokratike.

Sipas njoftimit zyrtar, disa protestues kanë hedhur molotovë dhe lëndë piroteknike në drejtim të godinës së Kryeministrisë dhe ndaj efektivëve të policisë, të cilët ishin të angazhuar për ruajtjen e rendit publik. Si pasojë e përplasjeve, pesë punonjës policie kanë mbetur të lënduar, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia bëri të ditur se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në akte të paligjshme, ndërsa në procedim penal është përfshirë edhe deputeti Klevis Balliu, i dyshuar për “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe ish-kandidati për deputet Aulon Kalaja, i cili mbeti i lënduar gjatë përplasjeve me forcat e rendit.

Në total, 11 persona janë arrestuar për vepra penale si “goditje për shkak të detyrës”, “prishje e qetësisë publike”, “shkatërrim prone me zjarr” dhe “kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, ndërsa mes të proceduarve ndodhen edhe dy të mitur.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka sekuestruar 45 molotovë, të cilët dyshohet se ishin përgatitur për t’u përdorur gjatë protestës.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në incidente.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat