back to top
25.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Mbajini mend këta armiq të popullit opozitar/ Noka sulmon shefin e “Shqiponjave”

“Mbajini mend këta armiq të popullit opozitar/ Noka sulmon shefin e “Shqiponjave”

Një ditë pas protestës së zhvilluar në Tiranë, deputeti i Flamur Noka ka reaguar në rrjetet sociale me një postim të ashpër, ku ka sulmuar drejtuesin e njësisë “Shqiponjat” të Policia e Shtetit.

Në reagimin e tij, Noka shkruan: “Mbajini mend këta armiq të popullit opozitar! Do të japin llogari për aktet e tyre”, duke iu referuar shefit të “Shqiponjave”, Enid Pasho.

Ai e akuzon Pashon si “organizator dhe koordinator të shpërndarjes së drogës në gjimnazet e Fierit”, si dhe e lidh me veprimtari të paligjshme, pa paraqitur prova në postimin e tij publik.

Ky reagim vjen në vazhdën e tensioneve politike pas protestës së opozitës, ndërsa deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit apo nga vetë zyrtari i përmendur në deklaratë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat