Detaje të reja kanë dalë nga fashikujt hetimorë të dosjes së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke hedhur dritë mbi një skemë të dyshuar të korrupsionit dhe pastrimit të parave me vlera të konsiderueshme financiare.
Sipas materialeve të hetimit, mbi 1.05 miliardë lekë, që përllogariten në rreth 10.6 milionë euro, si dhe mbi 470 mijë euro të tjera, dyshohet se janë transferuar nga disa kompani drejt shoqërisë “EA Solution”, në pronësi të Ergys Agasit. Hetimet tregojnë se një pjesë e këtyre fondeve është përdorur edhe për blerje luksoze, përfshirë verëra të shtrenjta me vlerë që i afrohet 1 milion eurove.
Formalisht, këto pagesa janë justifikuar si shërbime të ndryshme, por sipas organit të akuzës, ato dyshohet se përbënin në fakt shpërblime të fshehura për fitimin e tenderëve publikë të AKSHI-t. Hetuesit pretendojnë se këto përfitime janë mundësuar përmes lidhjeve të ngushta mes Agasit dhe ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.
Zgjerimi i hetimeve dhe personat nën akuzë
Në muajin shkurt, dosja është zgjeruar duke përfshirë katër emra të rinj në listën e personave nën hetim. Mes tyre figuron ish-nëndrejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, si dhe Arjola Koromani, administratore e kompanisë “Soft & Solution”, në pronësi të Ermal Beqirit, i konsideruar bashkëpunëtor i Agasit. Hetimet përfshijnë gjithashtu shtatë kompani të lidhura me procedurat e tenderimit.
Akuzat ndaj tyre përfshijnë “shkeljen e barazisë në tendera” në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Ndërkohë, ndaj biznesmenëve Andis Papa dhe Gëzim Hoxha është shtuar akuza për shkelje të barazisë në tendera. Më 16 prill, Prokuroria e Posaçme ka rënduar pozitat duke shtuar akuzën e korrupsionit ndaj Agasit, Beqirit, Papës, Hoxhës dhe Koromanit. Për të njëjtën vepër po hetohen edhe Daniel Shima dhe Mirlinda Karçanaj, e cila përballet gjithashtu me akuzën e pastrimit të parave.
Në hetim është përfshirë edhe sipërmarrësi Elision Jorgjis, i lidhur me kompaninë “Albascan”, ndaj të cilit rëndojnë dyshime për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Skema e dyshuar e ryshfetit dhe presionit
Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme që çoi në sekuestrimin e pasurive, në të paktën një rast rezulton se mbi 1.1 milion euro janë dhënë pas presioneve dhe kërcënimeve ndaj një kompanie pjesëmarrëse në tender. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se një kantinë verërash luksoze, e gjetur në një vilë në një resort në Tiranë, është krijuar përmes përfitimeve të dyshuara prej mbi 950 mijë eurosh.
Dokumentet hetimore pretendojnë se kompania “EA Solution” ka funksionuar si mekanizëm për transferimin e ryshfeteve të maskuara si transaksione tregtare. Sipas hetuesve, ajo ka lëshuar fatura fiktive ndaj operatorëve ekonomikë, pa pasur kapacitet real për kryerjen e shërbimeve, duke i përdorur këto faturime për të justifikuar pagesa korruptive.
Sekuestrime masive pasurish
Prokuroria e Posaçme njoftoi se në kuadër të hetimeve janë sekuestruar 52 prona, llogari bankare dhe asete të tjera me një vlerë totale rreth 40 milionë euro, të lidhura me gjashtë persona nën hetim.
Vetëm Ergys Agasit i janë sekuestruar 29 prona, përfshirë apartamente, vila, toka, llogari bankare dhe një pjesë të një resorti luksoz në Tiranë. Po ashtu, është sekuestruar edhe kompania “EA Solution”.
Ermal Beqirit i janë bllokuar dhjetëra pasuri, përfshirë prona në Tiranë, Vlorë dhe Golem, biznese, automjete luksoze dhe një jaht me vlerë rreth 1 milion euro, i regjistruar në emër të një punonjëseje të kompanisë së tij.
Mirlinda Karçanaj rezulton me një numër më të kufizuar pasurish të sekuestruara, përfshirë apartamente, tokë, një automjet dhe llogari bankare.
Ndërkohë, ndaj disa biznesmenëve të tjerë janë sekuestruar shuma të mëdha parash në llogari bankare, duke forcuar dyshimet për një rrjet të gjerë financiar të ngritur mbi përfitime të paligjshme nga tenderët publikë.
Pasuritë e sekuestruara:
Mirlinda Karçanaj
Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga “Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;
Pasuria me vendndodhje në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;
Pasuria me vendndodhje në Qerret Kavajë;
Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;
Autoveturë Volkswagen, modeli Tiguan;
Llogari bankare në BKT
Disa llogari bankare në OTP Bank
Ergys Agasi
Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9 m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje në QehaShytaj, Petrelë, Tiranë;
Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1 m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;
Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1 m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;
Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956 m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;
Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;
Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;
Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1 m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;
Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;
Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;
Pasuria me nr. 47/215, e llojit truall, me vendndodhje në zonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400 m², Durrës;
Pasuria e llojit ndërtesë, me vendndodhje në ZK 8518 me sip. totale 165 m2;
Pasuria e llojit apartament, Durrës;
Pasuria e llojit garazh, Tiranë;
Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
Pasuria e llojit garazh;
Pasuria e llojit garazh;
Pasuria e llojit truall;
Pasuria me nr. 6/756, truall;
Pasuria e llojit apartament;
Pasuria e llojit garazh;
Pasuria e llojit garazh;
Pasuria e llojit garazh;
Pasuria e llojit apartament;
Pasuria e llojit garazh;
Pasuria e llojit truall dhe ndërtesë, Gjilek, Vlorë;
Automjet Land Rover Defender 2023;
Subjekti “E.A.S”;
Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT;
Ermal Beqiraj
Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;
Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;
Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;
Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë;
Apartament në Golem, Kavajë;
Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;
Subjekti “S.S” sh.p.k.;
Subjekti “H” sh.p.k.;
Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”;
Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;
Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve;
Gëzim Hoxha
Sekuestrim i shumës 123,629,664 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;
Andis Papa
Sekuestrim i shumës 410,595,663 ALL në subjektin “FASTECH shpk”;
Sekuestrim i shumës 94,423,883 ALL në subjektin “FASTECH shpk”;
Elision Jorgji
Sekuestrim i shumës 100,840,264 ALL në subjektin “FASTECH shpk”





