back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 7 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaPas pezullimit/ Shkarkohet drejtori i Policisë së Durrësit, Afrim Tafa

Pas pezullimit/ Shkarkohet drejtori i Policisë së Durrësit, Afrim Tafa

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vendosur të shkarkojë nga detyra drejtorin e Policisë së Durrësit, Afrim Tafa, vetëm dy ditë pasi ky i fundit ishte pezulluar.

Arsyeja e këtij vendimi lidhet me performancën e dobët në drejtimin e strukturës vendore të policisë.

Pezullimi i Tafës erdhi pas një aksidenti tragjik në Durrës, ku 57-vjeçari Nikollë Radaçi, i dehur në timon, përplasi për vdekje dy fëmijë, ngjarje që shkaktoi reagime të forta publike.

Në vijim të masave të marra pas kësaj ngjarjeje të rëndë, Policia e Shtetit ka njoftuar rikthimin e patrullave në terren, me fokus ndalimin dhe ndëshkimin e drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Ky vendim vjen në kontrast me një urdhër të mëparshëm të datës 10 prill, kur vetë Hita kishte kërkuar heqjen e patrullave nga rrugët interurbane dhe kufizimin e ndalimeve ndaj drejtuesve të mjeteve.

Afrim Tafa kishte drejtuar Policinë e Durrësit për rreth tre muaj e gjysmë, pasi ishte emëruar në këtë detyrë nga ish-drejtori i përgjithshëm, Ilir Proda.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat