back to top
28.5 C
Tirana
E hënë, 25 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetShqipëria riformaton përfaqësitë diplomatike/ 4 emra në Kuvend

Shqipëria riformaton përfaqësitë diplomatike/ 4 emra në Kuvend

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka firmosur së fundi propozimet që i janë përcjellë Kuvendit për emërimin e katër ambasadorëve të rinj të Shqipërisë në disa përfaqësi diplomatike.

Sipas raportimeve, emrat e propozuar do të shërbejnë në misione të ndryshme diplomatike në Evropë, Lindjen e Mesme dhe pranë organizatave ndërkombëtare.

Në Gjenevë, pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, është propozuar Dastid Koreshi si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë.

Elvira Isufi është propozuar ambasadore rezidente në Suedi, si edhe jo-rezidente në Finlandë, Islandë dhe Norvegji.

Florian Nova është propozuar ambasador në Egjipt, si edhe jo-rezident në Siri, Jordani, Libi, Palestinë, Liban dhe Sudan.

Ndërkohë, Spiro Koçi është propozuar ambasador i Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Këto emërime pritet të shqyrtohen nga Kuvendi për miratim përfundimtar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat