Suksesi kundër Arsenal bën me “krah” Simone Inzaghi-n, ekipi i tij vijon të perfomojë në nivele të larta në Chamnpions League, pasi deri në këtë pikë vetëm Liverpool ka bërë më mirë. Pas ndeshjes kundër “topçinjve”, Inzaghi ia dedikojë fjalët e para lojtarëve si Asllanin, pasi zëvendësuesit në sytë e tij dhënë sinjale pozitive:
“Kam marrë sinjale pozitive nga lojtarët që kanë luajtur më pak. Ishte një fitore shumë e rëndësishme, Arsenal ishte një nga rivalët më të mirë që jemi përballur, një ekip shumë intensiv që na vendosi në vështirë në goditjet standarde. Jam shumë i kënaqur me soliditetin që treguam, por tani nuk duhet të ndalemi”, u shpreh Inzaghi, shkruan BW
I shqetësuar për situatën, mbi të gjitha për fatin që ekipi i tij nuk arrin të konkretizojë, u shfaq Mikel Arteta: “Jam krenar për ekipin tim, krijuam shumë, por më vjen keq për rezultatin final. Kemi pakënaqësi për disa episode, por mbi të gjitha për faktin që nuk jemi të saktë përpara portë, kjo është gjëja më e rëndësishme që i mungon këtij ekipi”, theksoi Arteta pas ndeshjes.