KreuAktualitetBotaDyshohet për spiunazh/ Belgjika arreston një praktikante në selinë e NATO-s

Dyshohet për spiunazh/ Belgjika arreston një praktikante në selinë e NATO-s

Autoritetet belge kanë arrestuar një praktikante që punonte në selinë strategjike të NATO-s për Operacionet Aleate në Evropë (SHAPE), në Mons të Belgjikës, nën dyshimet për veprimtari spiunazhi dhe lidhje me një organizatë kriminale.

Sipas burimeve të hetimit, praktikantja dyshohet se ka vepruar në emër të një vendi të tretë dhe se mund të ketë pasur përfshirje në një rrjet kriminal. Rasti ka tërhequr vëmendjen e shërbimeve të sigurisë së SHAPE, të cilat e kishin vënë nën vëzhgim përpara arrestimit.

Policia belge ndërhyri të premten, ndërsa një ditë më herët autoritetet kryen kontrolle në banesën dhe zyrën e saj.

E dyshuara është shtetase kanadeze me origjinë kineze. Prokuroria belge nuk ka bërë publike detaje të tjera mbi natyrën e informacionit që dyshohet se është tentuar të merret apo mbi vendin për të cilin ajo pretendohet se ka punuar.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkallën e përfshirjes së saj dhe nëse ka pasur ndonjë cenim të sigurisë brenda strukturave të NATO-s.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat