back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetNdërtimi i 2 bypass-eve të Elbasanit dhe Tiranës/ Balluku: Projekte të reja...

Ndërtimi i 2 bypass-eve të Elbasanit dhe Tiranës/ Balluku: Projekte të reja që përfshihen në buxhetin e vitit 2025

Ola Mitre

“Infrastruktura rrugore është prioritet në periudhën afatmesme, teksa për vitin 2025 buxheti është 33.48 mld lekë, 4.1 mld lekë apo 14% më shumë se 2024”.

Gjatë diskutimeve të projektbuxhetit për vitin që vjen, ministrja e Infrastruktrës dhe Energjisë Belinda Balluku bëri me dije projektet që do financohen, duke theksuar se Korridori VIII dhe Korridori Blu janë 2 veprat infrastrukturore kryesore, që kontribuojnë jo vetëm në zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe në rajon. Balluku u ndal edhe në ndërtimin e bypass-eve të Elbasanit dhe Tiranës, duke theksuar se realizimi i tyre është tejet i nevojshëm.

“Bypass-et kanë qenë gjithmonë të financuar me kredi dhe grante të BE-së. Në rastin e bypass-it të Elbasanit, duke qenë se e kemi pasur nën një kontratë me Cooperazione Italiana, e cila ka marrë shumë kohë pa dhënë asnjë rezultat. Nga ana tjetër është një shfaqje e përjavshme, jemi dëshmitarë të trafikut që shënohet pasditet e të premteve, në fund të autostradës Tiranë – Elbasan dhe të dielave në drejtimin Elbasan – Tiranë. Është domosdoshëmri të ecet sa më shpejt me këtë projekt, duke i dhënë mundësi që trafiku prej lindjes të mos hyjë më brenda Elbasanit. Aplikimi për bypassin e Tiranës është bërë shumë kohë më parë, që në 2016 dhe sigurisht ka kaluar disa faza nga ngjizja e projekti, në maturimin e tij. Por, jemi duke folur për një periudhë 8-vjeçare dhe duhet pasur parasysh që projektet humbin relevancën gjatë viteve që kalojnë sepse vetë ekonomia që dikton zhvillimin e infrastrukturës është zhvilluar në një mënyrë shumë të shpejtë.  Këtë paketë e kemi të kombinuar me një kredi të dhënë nga BERZH dhe Grant i BE. BERZH, për shkak të kohës së gjatë ka kërkuar rishikimin e çmimit. Duke rishikuar vetëm kredinë. Edhë në rastin e hekurhdës Vorë- Hani i Hotit rishikohet vetëm kredia duke lënë mënjanë sasinë e grantit. Ne na shtohet pesha e kredisë”, – tha Balluku.

Ministrja foli edhe financimin e kontratave të partneritetit publik – privat, ndërsa bëri me dije se rruga e Arbrit përfundon në mars 2025, teksa tuneli i Murrizit synohet të hapet në fund të vitit.

Buxheti për kontratat e partenritetit publik – privat për vitin 2025 është 18.53 mld lekë për. Një nga kontratat më të rëndësishme është Rruga e Arbrit. Përfundon në mars të vitit 2025, ka patur disa vendime të Këshillit Teknik për shtyrjen e afatit të kësaj kontrate. Nëse të gjitha proceset do të shkojnë ashtu, sikurse kanë shkuar deri më sot shpresojmë që tuneli të hapet në fund të vitit, por afati i kontratës është marsi 2025. Shlyerja nga buxheti i shtetit do të përfundojë në vitit 2031.

Buxheti total i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2025 kap vlerën e 74 mld lekëve, nga të cilat 6.7 mld lekë janë shpenzime korrente dhe 67.38 mld lekë janë shpenzime kapitale. Nga shpenzimet kapitale, 53.56 mld lekë apo 79.5% e totalit janë financim i brendshëm dhe 13.82 mld apo 20.5% janë financim i huaj./SCAN

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat