Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kryeministri Edi Rama është i ftuar në Samitin e Euronews 2026 në Bruksel, ku po diskuton për të ardhmen e turizmit, investimet dhe potencialin e Shqipërisë.
Gjatë intervistës, Rama u ndal te mundësitë që ofron Shqipëria për investitorët e huaj, duke theksuar se vendi është gjithnjë e më i hapur ndaj investimeve.
“Jemi hapur si vend, sepse njerëzit po shikojnë se ku janë mundësitë. Shqipëria ka kushtet për të punuar me investues të mëdhenj, në mënyrë serioze dhe profesionale”, u shpreh Rama.
Por gjatë bisedës nuk munguan as batutat me gazetaren.
Kur ajo e pyeti pse mendonte se investitorët dhe të tjerët e kanë “qejf” Shqipërinë, Rama iu përgjigj me një pyetje:
“Pse, ty nuk të pëlqej?”
Gazetarja i tha se kjo nuk kishte rëndësi për bisedën, ndërsa Rama vijoi me batutën:
“Po ka shumë rëndësi, sepse nëse më pëlqen, e kupton pse më pëlqejnë ata. Dhe nëse ti nuk më pëlqen, duhet të të shpjegoj se përse duhet të më pëlqesh…”
Më pas, kryeministri e mbylli me një tjetër batutë, duke sqaruar se nuk e kishte fjalën për veten.
“Se bëj shaka. Nuk është se më pëlqejnë mua, por Shqipëria është shumë e bukur për të mos u pëlqyer”, tha Rama.



