back to top
16.5 C
Tirana
E premte, 8 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialeRrezik për shëndetin/ AKU: Mos konsumoni “Moringa organic”

Rrezik për shëndetin/ AKU: Mos konsumoni “Moringa organic”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ngritur alarmin për një suplement ushqimor të importuar nga Gjermania, pasi analizat kanë konfirmuar praninë e bakterit të rrezikshëm Salmonella spp, që përbën risk serioz për shëndetin e njeriut.

Bëhet fjalë për produktin “Moringa organic”, i cili i përket kategorisë së suplementeve ushqimore dhe ushqimeve dietike. Njoftimi për rrezikun është përcjellë në Shqipëri përmes sistemit europian të sigurisë ushqimore RASFF.

Të dhënat e produktit të rrezikshëm

Sipas informacionit zyrtar, produkti i identifikuar ka këto specifika:

  • Emri: Moringa organic
  • Lot: C 12105
  • Data e skadencës: 28.06.2028
  • Sasia e importuar: 12 njësi nga 125 gram
  • Operatori eksportues: DRASANVI, SL
  • Importues në Shqipëri: “Espana Pharm” sh.p.k

Çfarë është gjetur në terren

Gjatë kontrolleve të kryera nga AKU, është konstatuar se 6 njësi të produktit ndodheshin ende në subjekt dhe janë bllokuar për asgjësim si dhe pjesa tjetër e sasisë rezulton të jetë shitur tek konsumatorët.

Autoriteti bën me dije se operatori i biznesit ushqimor ka vendosur njoftime informuese në pikat e shitjes për të paralajmëruar qytetarët.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u ka bërë thirrje konsumatorëve që nëse e kanë blerë këtë produkt, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë pranë pikave të shitjes.

Sipas AKU, produkti përbën rrezik për shëndetin dhe duhet të tërhiqet nga përdorimi deri në një njoftim të dytë zyrtar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat