Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Ambasada amerikane ka shkruar sot për nderimet që dje i bëri e ngarkuara me punë Anu Prattipati, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, në 19 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova.
Në reagimin e ambasadës thuhet se trashëgimia dhe vizioni i Rugovës janë inspirim si në Kosovë ashtu edhe nëpër botë.
“Dje, e ngarkuara me punë Anu Prattipati iu bashkua Presidentes Vjosa Osmani në nderim të Dr. Ibrahim Rugovës në 19-vjetorin e vdekjes së tij. Trashëgimia dhe vizioni i tij vazhdojnë të jenë inspirim këtu në Kosovë dhe gjithandej në botë”, ka shkruar ambasada në platformën “X”.
Presidentja Osmani bashkë me ambasadorët e akredituar në vend shkuan te varri i Rugovës për homazhe.



