KreuTeknologji / ShkencëApple do të shtojë një model “Air” në seritë iPhone 17

Apple do të shtojë një model “Air” në seritë iPhone 17

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Seritë e ardhshme të iPhone do të përfshijnë një model të ri quajtur iPhone 17 Air sipas Mark Gurman të Bloomberg.

Emërtimi nuk është surprizues duke qenë se Apple përdor të njëjtën skemë për laptopët e saj. MacBook Air është më i hollë sesa MacBook Pro dhe iPhone 17 Air sipas Mark Gurman do të jetë 2mm m i hollë sesa iPhone ekzistues.

Sipas spekulimeve të fundit, telefoni do të ketë një trashësi prej 5.5mm deri në 6.25mm, thuajse aq sa M4 iPad Pro dhe më i hollë sesa iPhone më i hollë prodhuar ndonjëherë, iPhone 6.

Gurman thotë se ky telefon do të shërbejë si bazë për eksperimentet e Apple. Kompania pritet të implementojë modemin celular të zhvilluar prej saj me emrin e koduar Sinope pasi të debutojë në iPhone SE këtë Pranverë.

Linja iPhone e këtij viti gjithashtu do të ketë çipet Wi-Fi/Bluetooth të dizajnuar prej Apple. Mes spekulimeve të tjera për iPhone 17 Air janë një ekran OLED ProMotion 6.6-inç, një kamër 48-megapiksel, çipi A9 dhe 8GB RAM. /PCWorld Albanian

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat