Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Gjykata ka rrëzuar pesë kërkesa të paraqitura nga mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë seancës së fundit gjyqësore.
Ndër kërkesat e refuzuara ishte ajo për transmetim live të seancës. Trupi gjykues e konsideroi kërkesën të përsëritur, duke theksuar se megjithëse seancat janë publike, kjo nuk nënkupton detyrim për transmetim të drejtpërdrejtë në media.
Gjykata rrëzoi gjithashtu kërkesën që i pandehuri të nxirrej nga ambienti i ndarë me xham, duke argumentuar se një masë e tillë nuk cenon të drejtat procedurale dhe lidhet me garantimin e mbarëvajtjes së procesit.
Po ashtu, u refuzua kërkesa për zhvillimin e seancave më shpesh se një herë në javë, si dhe kërkesat që lidhen me provat digjitale, për të cilat gjykata u shpreh se janë trajtuar më herët në vendime të mëparshme.
Në të njëjtën çështje, për shkak të një kërkese të mbrojtjes së një prej të pandehurve të tjerë, Ajola Xoxa, gjykata vendosi shtyrjen e seancës për datën 23 qershor, në orën 10:00.
Ndërkohë, është bërë e ditur se janë pezulluar afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, në kuadër të ecurisë procedurale të çështjes.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



