KreuAktualitetKronikëErvin Hasrama sërish në shënjestër të protestuesve/ Çfarë ndodhi sot para Kuvendit

Ervin Hasrama sërish në shënjestër të protestuesve/ Çfarë ndodhi sot para Kuvendit

Dhjetëra protestues janë mbledhur sërish këtë të hënë përpara Parlamentit, në vijim të tubimeve të tyre kundër qeverisë. Gjatë protestës, disa prej pjesëmarrësve kanë tentuar të afrohen pranë deputetëve dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar me qëllim që t’i qëllonin me vezë dhe domate, por janë ndaluar nga forcat e Policisë së Shtetit.

Pas ndërhyrjes së policisë, marshimi është zhvendosur drejt Rrugës së Elbasanit, ku situata ka vijuar me tensione. Protestuesit, pasi nuk arritën të afroheshin te përfaqësuesit politikë, kanë hedhur vezë dhe domate në drejtim të efektivëve të policisë të vendosur në ruajtje të rendit.

Në shënjestër të disa protestuesve ka qenë edhe shefi i Komisariatit nr. 1 në Tiranë, Ervin Hasrama, i cili mbulon zonën ku ndodhet Parlamenti. Në pamjet nga protesta, ai shfaqet pas rreshtit të efektivëve në Rrugën e Elbasanit, ndërsa disa qytetarë i drejtojnë thirrje nga larg.

Fillimisht Hasrama është qëlluar me vezë në pjesën e këmbëve, ndërsa më pas disa protestues kanë tentuar ta godasin edhe me domate, të cilat ai ka arritur t’i shmangë.

Emri i shefit të Komisariatit nr. 1 u bë i njohur edhe pas protestës së javës së kaluar përpara Kuvendit, ku pati përplasje mes qytetarëve dhe forcave të rendit. Gjatë asaj proteste, Hasrama përdori disa herë spraj ndaj protestuesve, ndërsa një qytetar e qëlloi me vezë në fytyrë. Pamjet e incidentit u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat