back to top
27.1 C
Tirana
E diel, 14 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaMediat greke: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec ndryshon hartën turistike

Mediat greke: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec ndryshon hartën turistike

Mediat greke vijojnë t’i kushtojnë vëmendje të madhe projektit turistik që parashikohet të zhvillohet në zonën e Zvërnecit, duke e trajtuar gjerësisht edhe në edicionet kryesore informative.

Në një raportim të transmetuar nga kanali grek STAR, gazetarët e kanë cilësuar investimin si një projekt me ndikim të madh ekonomik për Shqipërinë, ndërsa kanë vlerësuar se zhvillimi i tij mund të krijojë konkurrencë të fortë për destinacionet turistike greke në Detin Jon.

Gazetari Ilia Papanikolau u ndal te përmasat e projektit, duke theksuar se bëhet fjalë për një sipërfaqe prej rreth 2.5 milionë metrash katrorë në zonën e Zvërnecit dhe Pishë Poros, të cilat ai i përshkroi si një nga bukuritë natyrore më të veçanta të rajonit.

“Investimi do të tejkalojë 4 miliardë dollarë. E kuptoni se çfarë do të thotë kjo për ekonominë shqiptare dhe po ashtu se çfarë do të thotë për turizmin grek, sidomos për ishujt e Jonit. Qëllimi është zhvillimi i turizmit elitar dhe Korfuzi apo Kefalonia nuk duhet të jenë shumë të kënaqura nga ky zhvillim”, u shpreh ai.

Sipas gazetarit grek, projekti pritet të ndikojë në hartën turistike të rajonit, duke tërhequr një pjesë të turistëve që aktualisht zgjedhin destinacionet greke për pushimet e tyre.

Papanikolau u ndal edhe te dimensioni gjeopolitik i investimit, duke përmendur takimet e kryeministrit Edi Rama me Jared Kushner dhe Ivanka Trump, të cilët janë lidhur me projektin në fjalë.

“Kur Rama del në foto me Kushner dhe Ivanka Trump, dhe kur kjo e fundit flet në mediat amerikane për rëndësinë e këtij investimi në Shqipëri, kjo tregon se sa shumë është ngritur gjeopolitikisht vendi, me gjithçka që mund të nënkuptojë kjo për rajonin”, deklaroi gazetari.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat