KreuAktualitetSocialeKeni mbetur pa u regjistruar në shkollë?/ Hapet sërish e-Albania, afati

Keni mbetur pa u regjistruar në shkollë?/ Hapet sërish e-Albania, afati

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Ministria e Arsimit ka njoftuar rihapjen e regjistrimeve në platformën e-Albania për nxënësit që ende nuk kanë përfunduar procedurat e regjistrimit për vitin e ri shkollor.

Sipas njoftimit të ministrisë, sistemi është rihapur dhe do të qëndrojë i hapur deri më 7 shtator 2026.

Aplikimet janë të vlefshme për nxënësit që do të regjistrohen në klasën e parë dhe klasën e dhjetë, si edhe për ata që synojnë të regjistrohen në shkollat artistike dhe sportive.

Ministria u bën thirrje prindërve dhe nxënësve që të mos e lënë procedurën për në ditët e fundit dhe ta përfundojnë regjistrimin brenda afatit të përcaktuar.

“Prindër dhe nxënës, mos e humbisni këtë afat dhe përfundoni regjistrimin brenda periudhës së përcaktuar në mënyrë që të mos rrezikojmë regjistrimin në shkollë!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Rihapja e sistemit synon t’u japë një mundësi të fundit nxënësve që nuk kanë arritur të kryejnë regjistrimin në afatin e parë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat