KreuAktualitetKrimet zgjedhore/ Altin Dumani i përgjigjet PD-së

Krimet zgjedhore/ Altin Dumani i përgjigjet PD-së

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

SPAK i është përgjigjur kërkesës së PD, ku selia blu kërkonte informacion lidhur me hetimet për krimet zgjedhore nga Task Forca që u ngrit në janar 2025 nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me KQZ dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

Kreu i SPAK, Altin Dumani thekson në shkresën drejtuar PD-së se Prokuroria e Posaçme ka regjistruar 18 procedime penale gjithsej për krimet zgjedhore, ndërsa 5 prej tyre janë regjistruar kryesisht.

Shkresa e SPAK drejtuar PD-së

Në përgjigje të shkresës tuaj, Nr.267 Prot. datë 02.04.2025, ardhur dhe protokolluar më datë 03.04.2024, pas verifikimeve të kryera në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje procedimet penale të regjistruara për krimet zgjedhore rezulton se :

1. Për periudhën janar 2025 deri aktualisht, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar janë regjistruar gjithsej 18 procedime penale që lidhen me krimet zgjedhore.

 

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,

Drejtuesi i Prokurorisë, Altin Dumani

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat