back to top
20.5 C
Tirana
E hënë, 11 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialeZgjatet orari i doganës së Qafë Botës/ Lehtësohet lëvizja drejt Greqisë

Zgjatet orari i doganës së Qafë Botës/ Lehtësohet lëvizja drejt Greqisë

Një lehtësim i rëndësishëm për qarkullimin në jug të vendit ka hyrë në fuqi këtë të hënë, pas vendimit të autoriteteve greke për të zgjatur orarin e funksionimit të doganës së Mavromati, në pikën kufitare të Qafë Botë.

Lajmi konsiderohet pozitiv jo vetëm për banorët e zonave kufitare, por edhe për emigrantët dhe turistët që zgjedhin të udhëtojnë drejt Greqi gjatë sezonit veror, kur fluksi i lëvizjeve rritet ndjeshëm.

Sipas njoftimit zyrtar të doganës greke të Mavromatit, pika kufitare do të qëndrojë e hapur nga ora 05:00 deri në 23:00 me orën shqiptare, duke zgjeruar ndjeshëm fashën e shërbimit krahasuar me orarin e mëparshëm, që ishte nga ora 07:00 deri në 20:00.

Zgjatja e orarit pritet të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e radhëve dhe pritjeve të gjata që krijohen zakonisht gjatë sezonit turistik, sidomos në fundjavat e verës apo në periudhat me fluks të lartë emigrantësh.

Për qytetarët që e përdorin çdo ditë këtë pikë kalimi, vendimi shihet si një lehtësi konkrete për lëvizjen ndërkufitare. Ndërkohë, operatorët turistikë në jug të Shqipëri e konsiderojnë zhvillimin pozitiv për rritjen e hyrjeve të turistëve nga Greqia drejt bregdetit shqiptar.

Në prag të sezonit veror, autoritetet synojnë që përmes këtij ndryshimi të garantojnë qarkullim më të shpejtë, më pak vonesa dhe një menaxhim më efikas të fluksit në një prej pikave më të frekuentuara kufitare në jug të vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat