Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Autoritetet kanë ndërmarrë një seri ndryshimesh në drejtimin e institucioneve të vuajtjes së dënimit, në kuadër të rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të menaxhimit në sistemin penitenciar.
Në IEVP Fushë-Krujë është riorganizuar zinxhiri komandues, ku drejtori aktual Apostol Luca është liruar nga detyra. Në vend të tij është emëruar Ervis Dedej, i cili ka një eksperiencë të gjatë në sistemin e burgjeve.
Po ashtu, në këtë institucion është emëruar si Shef i Policisë kryekomisar Fatjon Sadikaj, me mbi 20 vite përvojë në Policinë e Burgjeve.
Ndryshime janë bërë edhe në IEVP Durrës, ku në postin e drejtorit është emëruar Serjan Mazrreku, me eksperiencë në administratë dhe në fushën ligjore.
Ndërkohë, detyrën e Shefit të Policisë në këtë institucion do ta mbajë kryekomisar Florian Masha, i cili ka një karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit.
Këto lëvizje synojnë forcimin e sigurisë, rritjen e efikasitetit në administrimin e institucioneve penitenciare dhe përmirësimin e standardeve në trajtimin e të dënuarve.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



