Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, ka bërë të ditur se janë shpallur zyrtarisht rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore 2026.
Sipas njoftimit, rezultatet janë publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA), ndërsa maturantët mund të njihen me notat e tyre përmes platformave zyrtare të institucionit, duke përdorur të dhënat personale të identifikimit.
Publikimi i rezultateve vjen pak ditë pas zhvillimit të provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, një prej testeve kryesore të Maturës Shtetërore.
Qendra e Shërbimeve Arsimore pritet të vijojë me publikimin e rezultateve edhe për provimet e tjera, sipas kalendarit të përcaktuar për Maturën Shtetërore 2026.
Klikoni në link për të parë vlerësimet: https://qsha.gov.al/…/06/Publikimi-i-Rezultateve-D1.pdf



