KreuDrejtësiaKërcënoi zyrtaren/ Përjashtohet nga Policia ish-drejtori i Shkodrës, Gentian Berberi

Kërcënoi zyrtaren/ Përjashtohet nga Policia ish-drejtori i Shkodrës, Gentian Berberi

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë Vendore të Shkodrës, është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit, pas një incidenti të ndodhur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Pak ditë më parë, Berberi ishte shkarkuar nga detyra e drejtorit të Policisë së Shkodrës për shkak të performancës së dobët, pas evidentimit dhe asgjësimit të disa parcelave me kanabis në territorin e qarkut.

Pas largimit nga posti, ai ishte emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në sektorin e analizës.

Sipas informacioneve, Berberi nuk e ka pranuar këtë lëvizje. Ai është paraqitur në zyrën e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku dyshohet se ka përdorur fjalor fyes dhe ka kërcënuar zyrtaren për shkak të uljes në detyrë.

Pas ngjarjes, drejtoresha e Burimeve Njerëzore ka bërë kallëzim pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), e cila ka nisur veprimet përkatëse.

Si pasojë, Gentian Berberi është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit. Përveç masës disiplinore, ndaj tij është bërë edhe kallëzim penal për veprën e kanosjes.

Berberi mbante gradën “Drejtues” në Policinë e Shtetit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat