back to top
23.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaRishikohen çmimet e karburanteve në vend/ Tarifat e reja

Rishikohen çmimet e karburanteve në vend/ Tarifat e reja

Bordi i Transparencës ka përcaktuar këtë të shtunë, më 18 prill, çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve në vend, të cilat kanë hyrë në fuqi që prej orës 10:30 të ditës së sotme.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin (naftën) është caktuar në 197 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 185 lekë për litër. Për benzinën, çmimi tavan me pakicë është vendosur në 172 lekë për litër, ndërsa me shumicë në 160 lekë për litër.

Bordi bëri të ditur se këto çmime do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, ku pritet të rishikohen në varësi të luhatjeve të tregut ndërkombëtar.

Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit të karburanteve që të zbatojnë këtë vendim, duke paralajmëruar masa të rrepta në rast shkeljesh, përfshirë pezullimin e aktivitetit.

Ndërkohë, institucionet përgjegjëse, si Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë angazhuar për të mbrojtur interesat e konsumatorëve dhe për të garantuar konkurrencë të ndershme në treg.

Në një sqarim shtesë, u bë e ditur se bazuar në Akti Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, çmimet aktuale janë nën kufijtë e përcaktuar për uljen e akcizës, çka do të thotë se niveli i saj do të vijojë të zbatohet i plotë, në masën 100%.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat