back to top
21.7 C
Tirana
E hënë, 15 Qershor, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaDetaje nga incidenti në GJKKO/ Si nisi sherri në sallën e gjyqit?

Detaje nga incidenti në GJKKO/ Si nisi sherri në sallën e gjyqit?

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me incidentin e rëndë të regjistruar brenda ambienteve të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku u përfshinë vëllezërit Fatjon, Aleksandër dhe Kristi Bushgjokaj me bashkë të akuzuarin Petrit Hoxha, i njohur edhe si Petrit Çakrri.

Sipas informacioneve, tre vëllezërit Bushgjokaj kanë akuzuar Çakrrin se ka “spiunuar” dhe ka shpifur ndaj tyre, çka ka çuar në përplasjen fizike mes palëve.

Ngjarja ka ndodhur menjëherë pasi kishte nisur seanca në Gjykatën e Posaçme. Mësohet se vëllezërit Bushgjokaj e kanë goditur me grushte Petrit Çakrrin dhe e kanë përplasur në mur, duke shkaktuar kaos në sallë.

Gjatë ndërhyrjes për të neutralizuar konfliktin, kanë mbetur të dëmtuar edhe tre efektivë të togës së shoqërimit të burgjeve.

Të katër personat janë të pandehur për rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, një ngjarje që tronditi opinionin publik në korrik të vitit të kaluar.

Sipas hetimeve, mbrëmjen e 8 korrikut, i riu u mor peng dhe më pas u mbyt me litar. Trupi i tij u gjet pranë lumit të Shkopetit, ndërsa automjeti i viktimës u gjet i fundosur në ujë.

Policia arriti të zbardhë krimin përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, të cilat çuan hetuesit te automjetet e marra me qira që, sipas dosjes hetimore, u përdorën nga autorët për organizimin dhe kryerjen e vrasjes.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat