Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme, teksa pritet që të njihet me vendimin e gjykatës për akuzën ndaj tij.
Memolla, i cili është në proces gjyqësor për akuzën e korrupsionit zgjedhor është përballur me kërkesën e SPAK për 1 vit burg ndaj tij.
Si dënim plotësues u kërkua dhe heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
Sipas akuzës, Memolla ndërhynte pranë OSHEE që të mos u ndërpritej energjia elektrike debitorëve, me qëllim që ata ta votonin në zgjedhjet vendore të 6 marsit 2022 ku ai kandidonte nën siglën e PS, ku edhe rezultoi fitues.



