KreuDrejtësiaFoto/ Komisionerja Kos, "kokë më kokë" takim 60 minuta me Dumanin, Çelën...

Foto/ Komisionerja Kos, “kokë më kokë” takim 60 minuta me Dumanin, Çelën dhe Metanin

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Gjatë qëndrimit në Tiranë komisionerja për zgjerim Marta Kos për më shumë 60 Minuta është takuar me drejtues të institucioneve të drejtësisë.

Komisionerja Kos ka takuar kreun e SPAK Altin Dumani, drejtuesin e këshillit të Lartë të Drejtësisë Ilir Rusi, kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e ILD Artur Metani.

Lajmin e ka bërë me dije vetë komisionerja evropiane e cila ka postuar foto nga takimet në rrjetin social X.

Gjatë ditës së sotme, Komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos, u takua me kryeministrin Edi Rama. Gjatë konferencës të përbashkët, Marta Kos i dhuroi sot Ramës një fanellë basketbolli me numrin 11. Më vonë, ajo u takua dhe me përfaqësues të opozitë, deputetët PD, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj.

Altin Dumani
Osbe
Altini 1
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat