Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
19-vjeçari Bleon Dibrani i dyshuari për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Ardit Zymeri mbrëmjen e së dielës në Vushtrri ka pranuar sot fajësinë për veprën.
Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës Valon Preteni.
“Gjatë intervistimit ai e ka pranuar se e ka kryer vrasjen”, deklaroi ai për Klankosova.tv
“Hetimet po zhvillohen dhe është herët të flitet për motivet”, shtoi Preteni..
Ai ndër të tjera tha se brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.



