Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kohët e fundit, ka pasur thashetheme të ndryshme rreth datës së prezantimit të serisë së gjeneratës së ardhshme Galaxy S25.
Tani, një datë e re e mundshme është shfaqur se kur mund të zbulohen telefonat kryesorë të shumëpritur të Samsung, shkruajnë mediat e huaja.
Max Jambor ndau një postim misterioz në X që thotë thjesht “22.1”.
Megjithëse mesazhi nuk përmend drejtpërdrejt ndonjë pajisje specifike, duket se tregon datën e prezantimit të serisë Galaxy S25.
Nëse kjo është e vërtetë, Samsung mund të zbulojë pajisjet e reja në një ngjarje Unpacked më 22 janar 2025. /Telegrafi/



