KreuAktualitetEkonomiaÇmimet e shportës nën vëzhgim/ 160 produkte do të monitorohen

Çmimet e shportës nën vëzhgim/ 160 produkte do të monitorohen

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Platforma “Pasqyra e Çmimeve” pritet të jetë online në 10-ditëshin e parë të tetorit dhe në fazën e parë do të përfshijë 160 produkte të shportës. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, e cila tha se aktualisht po përfundon rakordimi me rrjetet kryesore të supermarketeve për listën e produkteve që do të publikohen.

Sipas ministres, në platformë do të përfshihen ushqime dhe mallra që përdoren më së shumti nga familjet shqiptare, me synim që qytetarët të kenë mundësi të krahasojnë çmimet e produkteve.

“Pasqyra” është aktualisht në fazat përfundimtare të përgatitjes, ndërsa lista përfundimtare e 160 produkteve po dakordësohet me marketet kryesore.

Krahas platformës, Ministria e Financave po punon edhe me rrjetet e supermarketeve dhe furnitorët për një tjetër listë produktesh që do të tregtohen për një periudhë tre mujore me çmime fikse dhe me fitim minimal.

“Jemi duke punuar gjithashtu me rrjetin e supermarketeve dhe furnitorëve me qëllim detajimin e një liste për të cilën ata kanë vendosur të tregtojnë për një periudhë 3-mujore, me çmime fikse dhe me fitim minimal”, deklaroi Ibrahimaj.

Sipas saj, si “Pasqyra e Çmimeve”, ashtu edhe lista me çmime fikse, pritet të jenë funksionale brenda 10-ditëshit të parë të tetorit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat