back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 4 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetPërplasje në PD/ Mereme Sela padit Sali Berishën

Përplasje në PD/ Mereme Sela padit Sali Berishën

Kandidatura e përjashtuar nga gara për drejtimin e Partisë Demokratike, Mereme Sela, ka çuar çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, duke paditur Partinë Demokratike dhe duke kërkuar anulimin e vendimeve të marra gjatë procesit të brendshëm zgjedhor.

Sela pretendon se përjashtimi i saj nga gara është bërë në mënyrë të pajustifikuar, pa arsyetim të plotë dhe në mungesë transparence procedurale. Në padinë e depozituar, ajo thekson se janë shkelur të drejtat statutore dhe parimi i barazisë në konkurrim brenda partisë.

Në dokumentacionin e dorëzuar në gjykatë, Sela ngre gjithashtu pretendime lidhur me lejimin e kandidimit të Sali Berisha, duke e konsideruar këtë në kundërshtim me statutin e partisë. Sipas saj, neni 46 i statutit, i njohur edhe si “neni Basha”, parashikon kufizime për drejtimin e partisë pas rezultateve zgjedhore.

Në kërkesën e saj drejtuar gjykatës, Sela ka paraqitur pesë pika kryesore:

  1. Shpalljen të pavlefshëm të vendimit për skualifikimin e saj nga gara për kryetar të PD-së;
  2. Detyrimin e partisë për ta rikthyer në garë;
  3. Shpalljen të pavlefshëm të kandidimit të Sali Berishës;
  4. Konstatimin e shkeljeve të rënda të statutit dhe parimeve të demokracisë së brendshme;
  5. Pezullimin e menjëhershëm të procesit zgjedhor të datës 23.05.2026 deri në përfundimin e gjykimit.

Çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës, ndërsa përplasja ligjore vjen në një moment tensioni të shtuar brenda procesit të brendshëm zgjedhor në parti.

Dokumenta bashkëngjitur

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat