back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 7 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaSejko paralajmëron rritje të çmimeve për shkak të krizës globale

Sejko paralajmëron rritje të çmimeve për shkak të krizës globale

Konflikti në Lindjen e Mesme pritet të ketë ndikim negativ në ecurinë ekonomike të Shqipërisë, duke ngadalësuar ritmet e rritjes dhe duke ushtruar presion mbi çmimet, veçanërisht të energjisë dhe karburanteve.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, të ndikuara nga tensionet dhe lufta, kanë sjellë shtrenjtim të naftës dhe energjisë, çka pritet të reflektohet në rritjen e inflacionit mbi objektiv gjatë vitit 2026.

Sipas tij, ndikimi në ekonominë shqiptare do të varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kohëzgjatja dhe intensiteti i konfliktit, duke theksuar se pasiguritë gjeopolitike mbeten një faktor i rëndësishëm rreziku për stabilitetin ekonomik.

Në këtë kuadër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, duke theksuar se do të vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe efektet e tyre në ekonominë vendase.

Pavarësisht sfidave të jashtme, ekonomia shqiptare ka shënuar një ecuri pozitive gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, e mbështetur nga rritja e sektorit të turizmit, zgjerimi i eksporteve dhe rritja e investimeve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat