KreuDrejtësiaGJKKO “mbyll derën” për telefonat në sallat e gjyqit/ "Rregulli vlen për...

GJKKO “mbyll derën” për telefonat në sallat e gjyqit/ “Rregulli vlen për të gjithë”

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është përgjigjur Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për kërkesën e saj për rishikimin e rregullit që ndalon mbajtjen e telefonave celularë në sallat e gjyqit.

Në përgjigjen e saj, GJKKO argumenton se ndalimi lidhet me ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të seancave dhe se rregulli zbatohet njësoj për të gjithë pjesëmarrësit në proces, përfshirë gjyqtarët, prokurorët, avokatët, palët, median dhe publikun.

Gjykata thotë se masa nuk synon të kufizojë të drejtën e mbrojtjes apo rolin e avokatëve në proces. Për nevojat procedurale, avokatët mund të përdorin kompjuterin portativ për mbajtjen e shënimeve dhe konsultimin e dokumenteve.

GJKKO sqaron gjithashtu se komunikimi i avokatëve me klientët që ndodhen në paraburgim mund të kryhet në ambiente konfidenciale, ndërsa në raste urgjente gjatë seancës, dalja nga salla mund të autorizohet nga kryesuesi i trupit gjykues.

Rregullorja e re e brendshme e GJKKO-së ka hyrë në fuqi më 1 shtator 2026.

Dokumenta bashkëngjitur

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat