KreuDrejtësiaSPAK godet zyrtarët socialistë, qeveria ndryshon Kodin e Procedurës Penale/ Çfarë fshihet...

SPAK godet zyrtarët socialistë, qeveria ndryshon Kodin e Procedurës Penale/ Çfarë fshihet pas paketës së re?

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Qeveria propozon ndryshime në Kodin e Procedurës Penale që kufizojnë arrestin në burg, vendosin nën kontrollin e gjykatës aksesin në telefonat e personave nën hetim dhe forcojnë rregullat për përdorimin e përgjimeve e provave digjitale. Në pamje të parë, bëhet fjalë për forcimin e të drejtave të personave që hetohen. Por, ndryshimet vijnë në një moment kur SPAK ka hetuar dhe ka futur në burg një sërë zyrtarësh të lartë socialistë, ndërsa vijon hetimet ndaj figurave të rëndësishme të mazhorancës.

Pikërisht kjo e vendos paketën e re në një tjetër kontekst. A po krijon qeveria rregulla që nesër mund të shërbejnë si mburojë për vetë zyrtarët e saj, nëse ata përballen me hetimet e SPAK?

Drafti parashikon që për vepra me dënim maksimal nën 5 vjet të mos vendoset arresti në burg, ndërsa gjykata duhet të shqyrtojë fillimisht masat alternative. Po ashtu, sekuestrimi i telefonit nuk do t’u japë hetuesve akses të pakufizuar në të dhënat e tij, ndërsa përdorimi i materialeve të përgjimeve dhe provave digjitale do të jetë më i kufizuar dhe i lidhur me objektin konkret të hetimit.

Ndryshimet prekin pikërisht disa prej instrumenteve që kanë qenë pjesë e hetimeve të SPAK ndaj zyrtarëve të lartë të PS-së. Lefter Koka, Ilir Beqaj, Safet Gjici dhe Erion Veliaj janë ndër emrat që kanë përfunduar në paraburgim apo janë përballur me masa të rënda sigurie në dosje të SPAK-ut. Ndërkohë, Belinda Balluku është një prej zyrtarëve të lartë të mazhorancës që vijon të jetë nën hetim.

Nëse këto ndryshime miratohen, standardi për vendosjen e arrestit në burg do të jetë më i ngushtë dhe aksesi i hetuesve në të dhënat e telefonit do të jetë më i kontrolluar. Kjo do të vlejë për çdo qytetar, por në radhë të parë merr peshë politike pikërisht përballë zyrtarëve të pushtetit që mund të jenë objekt i hetimeve të ardhshme.

Qeveria e argumenton paketën me forcimin e të drejtave dhe prezumimit të pafajësisë. Por në sfond qëndron një fakt politik që nuk mund të anashkalohet, pasi drejtësia e re tashmë ka arritur deri te nivelet më të larta të pushtetit socialist.

Prandaj, ndryshimet nuk janë thjesht një debat teknik për Kodin. Ato hapin edhe diskutimin nëse mazhoranca po vendos sot rregulla që nesër mund t’i japin asaj një mbrojtje më të madhe ndaj arrestimit, kontrollit të komunikimeve dhe administrimit të provave, në rast se hetimet e SPAK do të prekin sërish zyrtarë të saj.

E Vërteta.al

Telefoni bëhet “zonë e kufizuar” për hetuesit/ Po me përgjimet çfarë do të ndodh?

Ndalohen “fjalët pa gjurmë”?/ Çdo marrje në pyetje do të regjistrohet me audio

Gjykatësit që kopjojnë prokurorinë përballen me përgjegjësi/ Rama dikton rregullat e drejtësisë

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat