KreuAktualitetPolitikaZgjedhjet vendore 2027/ PS bën lëvizjen e radhës për bashkitë

Zgjedhjet vendore 2027/ PS bën lëvizjen e radhës për bashkitë

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Partia Socialiste i ka kërkuar Kuvendit ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale, me fokus te funksionimi i bashkive, financat vendore dhe zhvillimi rajonal.

Sipas kërkesës së socialistëve, faza e re e reformës nuk do të kufizohet vetëm te ndarja territoriale, por do të përfshijë edhe rishikimin e mënyrës se si ushtrojnë funksionet pushteti vendor dhe si financohen shërbimet për qytetarët.

Komisioni do të shqyrtojë kuadrin ligjor që rregullon veprimtarinë e bashkive, me synimin për të forcuar decentralizimin dhe për të përmirësuar qëndrueshmërinë financiare të njësive të qeverisjes vendore.

Në kërkesën drejtuar Kuvendit, PS propozon që komisioni të ketë 16 anëtarë, të përzgjedhur sipas përfaqësimit të grupeve parlamentare. Kryetari do të jetë përfaqësues i shumicës parlamentare, ndërsa posti i zëvendëskryetarit do t’i takojë pakicës parlamentare.

Afati i parashikuar për punën e komisionit është nëntë muaj nga data e miratimit të vendimit, me mundësi zgjatjeje nga Kuvendi, nëse paraqitet një kërkesë e arsyetuar nga kryetari i tij.

Konsultime me bashkitë dhe përgatitje për zgjedhjet e vitit 2027

Sipas socialistëve, puna e komisionit do të zhvillohet përmes konsultimeve me bashkitë, institucionet shtetërore, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë. Një nga objektivat e deklaruara është edhe përafrimi i kuadrit ligjor me standardet e Bashkimit Europian.

Një tjetër detyrë e parashikuar është ndjekja e zbatimit të ndarjes së re territoriale dhe përgatitja e masave ligjore e administrative për funksionimin e bashkive të reja pas zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Nisma vjen në prag të zgjedhjeve të ardhshme vendore dhe hap një proces të ri diskutimi për organizimin e pushtetit vendor, kompetencat e bashkive dhe burimet financiare në dispozicion të tyre.

Ngritja e komisionit dhe mënyra se si do të zhvillohet puna e tij do të varen nga vendimmarrja e Kuvendit. Mbetet për t’u parë se cilat ndryshime konkrete do të propozohen dhe nëse ato do të prekin vetëm funksionet e financat vendore apo edhe organizimin territorial të bashkive.

E Vërteta.al

Vetëm harta u miratua, reforma mbetet përgjysmë/ Pikëpyetje për bashkitë e reja

Reforma e re territoriale u miratua në Kuvend pa konsensus politik dhe mes kundërshtimeve, por procesi mbetet i paplotë. Instituti i Studimeve Politike (ISP)…

Kur premton Berisha ta ndryshojë hartën e bashkive?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëron ndryshimin e hartës së qeverisjes vendore, duke e renditur këtë si një nga vendimet e para që…

Harta e mesnatës/ Cilat bashki zhdukën 85 votat e socialistëve?

Pas mesnate, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ligjin për Hartën e re Territoriale, pas debatesh dhe kundërshtish të shumta. Reforma parashikon bashkimin e…

Reforma territoriale për interesa elektorale?/ Çfarë diskutoi Berisha me aleatët e opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar në selinë e PD-së, ku në…

Reforma territoriale, PD bllokon votimin/ “Mos votoni, prisni përgjigjet e bashkive”

Partia Demokratike ka kërkuar ndërprerjen e diskutimeve në Komisionin e Ligjeve për reformën territoriale, duke kërkuar që të priten përgjigjet e bashkive për projektin…

Reforma territoriale/ Si janë pozicionuar 15 bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

Reforma e re administrativo-territoriale e propozuar nga Partia Socialiste ka nxitur një valë kundërshtimesh në të gjithë vendin. Në qendër të debatit janë 15…

Reforma territoriale/ Bashkitë nisin rezistencën ndaj draftit të qeverisë

Drafti i qeverisë për riorganizimin administrativo-territorial ka nisur të përballet me kundërshtime nga pushteti vendor, ndërsa disa këshilla bashkiakë kanë shprehur hapur rezervat ndaj…

Reforma territoriale përplas socialistët/ Selenica i thotë “jo” bashkimit me Vlorën

Kryetari i Bashkisë së Selenicës, Nertil Bellaj, ka reaguar kundër propozimeve për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Vlorën në kuadër…

Reforma territoriale ndez revoltë/ Cilët janë socialistët që i kanë dalë kundër Ramës?

Projektligji i Partisë Socialiste për Reformën e re Administrativo-Territoriale, i cili parashikon uljen e numrit të bashkive në vend nga 61 në 46, ka…

Reforma Territoriale/ PS propozon 40-50 bashki në hartën e re të Shqipërisë

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale ka zhvilluar sot mbledhjen e tij të fundit për këtë fazë të punës, pa arritur një dakordësi mes…

Reforma territoriale në diskutim/ Më shumë Bashki dhe ndarje e re e Shqipërisë në Rajone?

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka deklaruar se brenda radhëve të socialistëve po diskutohen modele të ndryshme për Reformën e re…

Reforma territoriale/ Debate të ashpra mes PD-së dhe PS-së në komision

Është mbledhur sot Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, në sallën e grupeve parlamentare në Kuvend. Kjo është mbledhja e dytë e komisionit,…

Anëtarët e PS dhe PD në komisione/ Reforma e Zgjedhore dhe Territoriale në fokus

Pas miratimit të dy komisioneve parlamentare javën e kaluar, Partia Demokratike ka plotësuar emrat e përfaqësuesve të saj, duke kompletuar përbërjen e Komisionit të…
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat